Flash

Ray J trondit fansat: “2027 është fundi për mua”

Lapsi.al 28 January 2026
Ray J trondit fansat: “2027 është fundi për mua”

Ray J ka tronditur ndjekësit duke lënë të kuptohet se nuk i ka mbetur shumë kohë për të jetuar.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale të martën në mbrëmje, këngëtari 45-vjeçar u shpreh:

“2027 është definitivisht fundi për mua. Kështu thonë.”

Ndërsa një mik i pranishëm në video përpiqej ta ndalonte dhe i thoshte të mos fliste kështu, Ray J dukej i dëshpëruar dhe mbuloi fytyrën me duar.

“Nuk duhej ta çoja kaq larg,” tha ai më tej. “Nëna e fëmijëve të mi do të jetë mirë, fëmijët e mi do të jenë mirë. Nëse duan të shpenzojnë të gjitha paratë, le t’i shpenzojnë. Unë e bëra pjesën time këtu.”

Ai shtoi gjithashtu një dëshirë personale: “Kur gjithçka të mbarojë, digjni trupin tim, mos më varrosni.”

Gjatë videos, Ray J falënderoi prindërit dhe motrën e tij, këngëtaren e njohur Brandy, të cilët sipas tij e kanë ndihmuar duke e çuar te mjekët dhe duke i mbuluar shpenzimet për pjesën tjetër të vitit.

Vetëm pak ditë më parë, Ray J — emri i vërtetë i të cilit është William Raymond Norwood Jr. — kishte ndarë një tjetër video ku deklaronte se “pothuajse kishte vdekur”.

“Zemra ime po punon vetëm rreth 25 për qind,” shpjegoi ai. “Por për sa kohë që qëndroj i fokusuar dhe në rrugën e duhur, gjithçka do të jetë në rregull. Faleminderit për lutjet tuaja.”

Sipas mediave amerikane, në fillim të janarit këngëtari u shtrua në spital për shkak të një pneumonie të rëndë, pasi kishte përjetuar dhimbje në zemër. Ai ishte shtruar edhe më parë në spital për të njëjtën arsye në vitin 2021.

Përveç problemeve shëndetësore, Ray J ka kaluar një periudhë të trazuar edhe në jetën personale dhe ligjore. Ai është përfshirë në përplasje publike dhe gjyqësore me Kim Kardashian dhe Kris Jenner, si dhe në probleme me ish-bashkëshorten Princess Love, me të cilën ka dy fëmijë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI