Flash

Plagosen dy tifozë të Chelsea në Napoli, komunikata: “Në spital me plagë jo të rënda”

Lapsi.al 28 January 2026
Plagosen dy tifozë të Chelsea në Napoli, komunikata:
Tension i lartë përpara Napoli-Chelsea. Klubi anglez ka konfirmuar plagosjen e dy tifozëve gjatë natës para ndeshjes së fundit të League Phase të Champions League, që do të vërë përballë skuadrat e Contes dhe Rosenior në stadiumin “Maradona”. Të dy mbështetësit e Blues janë shtruar në spital me “plagë jo të rënda”.

Kjo është nota zyrtare e klubit londinez në profilet e tij sociale

“Klubi është në dijeni të një episodi të ndodhur të martën në mbrëmje në Napoli. Dy tifozë janë të shtruar në spital me plagë jo të rënda. Klubi dëshiron t’u kujtojë të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në qytet dhe të ndjekin këshillat e dhëna para kësaj ndeshjeje.” Sipas rindërtimeve të para, një grup tifozësh anglezë po shkonin drejt një pub-i kur janë përballur me ultras të Napolit dhe gjatë përplasjes janë përdorur thika: një nga mbështetësit e Chelseat është goditur me thikë, por nuk ka pësuar lëndime të rënda. Në orët në vijim priten informacione më të qarta, por në prag të ndeshjes nuk kishte pasur sinjale për situata të tilla mes dy tifozerive.

Nuk ka precedentë mes tifozëve të Napolit dhe Chelsea

Napoli dhe Chelsea janë përballur vetëm një herë në kompeticione zyrtare: në fazën e 1/8-ave të Champions League 2011/2012 (3-1 për Napolin në shtëpi në ndeshjen e parë, 4-1 për Chelsean në Londër në kthim). Në atë rast nuk rezultojnë episode domethënëse përplasjesh apo dhune mes dy tifozerive. Klubi londinez, në komunikatën zyrtare, përveç konfirmimit të incidentit dhe plagosjes së dy tifozëve, u ka kërkuar mbështetësve të tij të “tregojnë kujdes ekstrem” në qytet dhe të mos lëvizin vetëm, duke shmangur shfaqjen e ngjyrave të klubit para ndeshjes. Në Napoli pritet të mbërrijnë rreth 2000 tifozë të Blues për këtë sfidë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI