Flash

Mbrojtja nga përmbytjet, IKMT shemb banesat në Durrës

Lapsi.al 28 January 2026
Mbrojtja nga përmbytjet, IKMT shemb banesat në Durrës

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për prishjen e banesave me qëllim zgjerimin e kanalit të ujërave të larta, ka vijuar.

Në lagjen numër 14 të Durrësit ky aksion ka hasur rezistencën e banorëve, të cilët kërkojnë një zgjidhje për situatën e tyre.

“Kemi mbetur në mes të katër rrugëve,” thonë banorët, duke shtuar se temperaturat e ulëta të dimrit po i detyrojnë të qëndrojnë në kushte të papranueshme.

Ismail Jakupi, banor i lagjes numër 14, tregon se ata kanë kërkuar nga bashkia që të ndërpritet aksioni dhe të shqyrtohet mundësia e ofrimit të një zgjidhjeje për këto familje.

Banorët janë drejtuar me kërkesë në bashki për ndërprerjen e aksionit dhe për të gjetur një zgjidhje për familjet që preken nga ky proces. Ata shprehen të shqetësuar pasi janë detyruar të kalojnë natën jashtë në kushte të vështira.

Nga ana tjetër, bashkia e Durrësit ka kthyer një përgjigje për banorët, duke theksuar se aksioni i IKMT-së nuk mund të ndërpritet, pasi ka për qëllim sigurimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen nga përmbytjet.

Sipas bashkisë, afati dhjetë ditor i parashikuar për procesin e legalizimit nuk ka përfunduar ende, dhe si pasojë, familjet do të duhet të presin për ndihmë të mëtejshme, duke lënë familjet pa mundësi strehimi dhe pa një zgjidhje të menjëhershme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI