Flash

PAMJE TE RENDA/ Mes tifozëve të PAOK që humbën jetën në aksident, dyshohet 1 shqiptar

Lapsi.al 27 January 2026
PAMJE TE RENDA/ Mes tifozëve të PAOK që humbën jetën

7 tifozë të klubit grek PAOK vdiqën në një aksident në Rumani, teksa po udhëtonin për në Francë për të parë nga afër ndeshjen e Europa League ndaj Lyon. Lajmi është konfirmuar në orët e pasdites nga qeveria greke.

“Thellësisht i tronditur, u informova për aksidentin tragjik në Rumani që mori jetën e shtatë bashkatdhetarëve të rinj”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Një prej viktimave dyshohet se mund të jetë shqiptar.

Aksidenti ndodhi në orën 13:05 në autostradën DN6–E70, një nga rrugët kryesore të rajonit. Pamjet video të publikuara tregojnë se furgoni u përpoq të parakalonte një automjet tjetër, por kur provoi të kthehej në korsi, aty u përplas me një kamion tjetër.

Një dëshmitar okular i tha televizionit rumun: “Manovra e parakalimit ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Ai e kuptoi se kamioni po vinte dhe u përpoq të kthehej në korsinë e tij, por u përplas dhe u përplas direkt me të”.

/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI