Flash

I mashtruan nënën, Adriano: “Nëse nuk ktheni paratë do t’ju ndjek këmba-këmbës”

Lapsi.al 27 January 2026
I mashtruan nënën, Adriano: “Nëse nuk ktheni paratë do

Adriano, ish-futbollisti i Interit dhe Romës, është shfaqur i tërbuar në rrjetet sociale për të denoncuar se nëna e tij kishte rënë viktimë e një mashtruesi që ishte shtirur si ai në WhatsApp, dhe do ta kishte mashtruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Nëna e lojtarit do të kishte humbur 15 mijë realë brazilianë. Adriano e dha lajmin dhe kërcënoi mashtruesin duke thënë se nëse zbulon kush është, për të do të ketë pasoja.

Mashtrimi në WhatsApp ndaj nënës së Adrianos

Ish-bomberi tregoi se nëna e tij, Rosilda, ka humbur shumë para për shkak të një mashtrimi në WhatsApp. “Perandori” shpjegoi se mashtruesi ishte shtirur si ai, dhe këtë e kishte bërë duke përdorur Inteligjencën Artificiale për të telefonuar dhe mashtruar zonjën Rosilda, nënën e Adrianos, me të cilën futbollisti është shumë i lidhur.

Shikimi i brazilianit, pothuajse më shumë se fjalët, shpjegon gjendjen shpirtërore të Adrianos, i cili tregoi çfarë kishte ndodhur dhe i dërgoi një mesazh mashtruesit: “Përshëndetje të gjithëve. Jam këtu për t’ju paralajmëruar për një gjë shumë serioze. Nëna ime sapo ka depozituar 15.000 realë (monedha braziliane, që me kursin e këmbimit janë rreth 2400 euro, shën. red.) në llogarinë e një personi që shtirej si unë. Mos e bëni. Unë nuk e kam ndryshuar numrin, numri im është i njëjti”.

“Do t’ju ndjek këmba-këmbës, nëse nuk i ktheni do shihni djallin të zbresë në tokë”

Më pas shtoi: “Aij maskarai i them një gjë: është më mirë të m’i kthesh ato para. Miku im, po të ndjek si i çmendur. Do t’ju ndjek këmba-këmbës. Nuk vihen në siklet nëna, gjyshe apo familjarë. Nëse nuk i ktheni brenda 24 orëve, gjithsesi do ta zbuloj kush jeni dhe atëherë do ta shihni djallin të zbresë në tokë”.

Adriano, që në këtë video duket pak si Liam Neeson në filmin ‘Unë do t’ju gjej’, denoncon edhe një lloj mashtrimi që, të paktën në Brazil, fatkeqësisht është përhapur dhe funksionon, me mashtruesin që shpjegon në një mesazh, në këtë rast viktimës, se ka nevojë për para dhe se nuk ka numrin e zakonshëm të telefonit, sepse e ka ndryshuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI