Flash

E markoi nga afër gjithë ndeshjen, Ronaldo i bën kërkesën e çuditshme kundërshtarit

Lapsi.al 27 January 2026
E markoi nga afër gjithë ndeshjen, Ronaldo i bën
Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite është gjithmonë objekt i vëmendjeve të veçanta nga kundërshtarët e tij. Një skenar që u përsërit edhe me rastin e ndeshjes mes Al Nassr dhe Al-Tawoon, kur fundi me rezultatin në balancë ishte i ndezur. Kampioni portugez në fakt u rrethua nga kundërshtarët, pas një shkëmbimi provokimesh edhe me gjeste teatrale. Ronaldo nuk u tërhoq dhe në fund festoi në fytyrën e të gjithëve.

Cristiano Ronaldo i rrethuar nga kundërshtarët në fund të Al Nassr-Al Tawoon

Në minutat e fundit të ndeshjes dhe me rezultatin 1-0, Cristiano u përpoq të kalonte kohën me mjeshtëri duke përballuar megjithatë markimin e ngushtë të lojtarëve të Al-Tawoon. Njëri prej tyre, Waleed Al Ahmad, filloi të debatonte me ish-lojtarin e Real Madrid, Manchester United dhe Juventus. Kamerat treguan se CR7 fillimisht i bëri shenjë kundërshtarit të heshtte duke vendosur gishtin para gojës dhe më pas me dorë bëri shenjën klasike të qetësisë, duke bërtitur edhe “qetësohu”.

Gjesti provokues i CR7 ndaj mbrojtësit kundërshtar

Për të mbrojtur shokun e repartit, u afrua një tjetër lojtar që iu afrua Ronaldos duke i pëshpëritur diçka me një trokitje në gjoks. Reagimi i portugezit ishte kurioz: duke qeshur e ftoi Muteb Al Mufarrij t’i hipte mbi shpinë. Duke qenë se mbrojtësi e markonte shumë fort dhe nga afër, në mënyrë provokuese Ronaldo i kërkoi të hipte “si kalë”. Kur një tjetër lojtar kërkoi sqarime, sulmuesi i Al Nassr u përpoq t’i jepte pesë, pasi i largoi dorën. Ndërsa lojtarët debatonin, erdhi fishkëllima përfundimtare me portugezin Cristiano Ronaldo që shpërtheu në një festim të egër me britma dhe grushta të shtrënguar. E gjitha përballë edhe kundërshtarëve që kërkuan përballje, këtë herë megjithatë pa marrë “kënaqësi”. Si përfundoi? Me luzitanin që ftoi tifozët të ngrinin decibelët në tribuna. Provokimi i fundit para kthimit në dhomat e zhveshjes. Dhe tani kreu për Al Nassr është 5 pikë larg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI