Flash

Karriget bosh, si u bojkotua fjala e Ramës në parlamentin izraelit (VIDEO)

Lapsi.al 26 January 2026
Karriget bosh, si u bojkotua fjala e Ramës në parlamentin izraelit

Fjalimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Parlamentin izraelit (Knesset) u zhvillua në një sallë ku u vunë re dukshëm shumë vende bosh, fakt që ka nxitur komente dhe interpretime të ndryshme në qarqet politike dhe mediatike.

Megjithatë, përveç mungesave që lidhen me mosangazhim apo indiferencë, u regjistrua edhe një bojkot i qëllimshëm politik. Deputetë arabë nga tre parti të ndryshme vendosën të mos marrin pjesë në seancën e posaçme të organizuar në nder të Kryeministrit të Shqipërisë, një vend me shumicë myslimane, por që historikisht konsiderohet mik i Izraelit dhe me marrëdhënie të konsoliduara dypalëshe.

Një burim nga radhët e partive arabe, i cituar nga media lokale, u shpreh në mënyrë ironike për vizitën e Ramës: “Le të mjaftohet me praninë e ‘Otzma Yehudit’ dhe ‘Sionizmit Fetar’.”

Ky qëndrim reflekton pakënaqësitë e një pjese të spektrit politik arab në Izrael, të cilat shpesh bojkotojnë evente simbolike të tilla, veçanërisht kur ato perceptohen si akte politike që legjitimojnë balanca të caktuara brenda politikës izraelite. Sic mund të shihet edhe nga pamjet, shumë karrige në sallën e parlamentit janë bosh. 

[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/01/WhatsApp-Video-2026-01-26-at-4.11.08-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Zjarr në komunën e Parisit (Pamjet)

Zjarr në Komunën e Parisit. Burimet bëjnë me dije se një makinë ka shpërthyer në flakë në zonën e Komunës së Parisit. Nga vendngjarja raportohet tym i madh, i...

16:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI