Flash

Rikthehen ‘skemat piramidale’, alarm për mashtrimin me investime në qytetin e Lezhës

Lapsi.al 24 January 2026
Rikthehen ‘skemat piramidale’, alarm për mashtrimin me

Skemat e mashtrimit janë rikthyer sërish në qytetin e Lezhës. Një skemë, që mashtroi më herët qindra qytetarë, është rikthyer. Si duket, fakti që nuk u identifikuan përgjegjësit dhe askush nuk u vu përpara drejtësisë, la terren për rikthimin e këtij fenomeni. Kësaj radhe, skema më e re “Ivuu” funksionon serish nëpërmjet aplikacionit “Telegram”. Në grupin  “Apex Albanian Group”, ku ndhodh mashtrimi bëjnë pjesë rreth 260 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria.

E njëjta skemë ndodhi një vit më parë kur shumë qytetarë investuan shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se brenda dy javësh do të përfitonin dyfishin e investimit. Kulmi i lojës “Xeux” u shënua gjatë verës së vitit 2025. Skema funksiononte në formë zinxhiri: çdo individ sillte persona të rinj dhe përfitonte komisione. Shumëfishimi i parave bëhej përmes të ashtuquajturave “sinjale”, që rrisnin buxhetin në një portofol elektronik, duke nxitur investime të tjera.

Për t’u bërë pjesë mjaftonte një investim prej 1–2 mijë eurosh, së bashku me kartën e identitetit, ndërsa komunikimi zhvillohej përmes aplikacionit “Telegram”. Si pasojë, shumë persona humbën shuma të mëdha parash, ndërsa dyshohet se përfituesit ishin vetë organizatorët e skemës. Kjo skemë duket se ka nisur sërish të qarkullojë në Lezhë, kërkohet reagim i menjëhershëm nga institucionet ligjzbatuese për të ndaluar përhapjen e saj.

Të këshilluara

Moti i keq, ndalohet lundrimi në Vlorë

Si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit, kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, duke nisura ...

13:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI