Flash

Berisha nga selia: Lironi menjëherë 25 protestuesit, po përmbysim diktaturën e dytë

Lapsi.al 24 January 2026
Berisha nga selia: Lironi menjëherë 25 protestuesit, po përmbysim

Pas përfundimit të protestës përballë Kryeministrisë dhe Kuvendit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë në seli. Kreu i PD-së tha se beteja e tyre kundër qeverisë do të jetë e vazhdueshme. Ai i kërkoi komisariateve të lironin 25 protestuesit e arrestuar. Berisha shtoi se ky është kilometri i fundit drejt fitores.

“Duhet të betohemi se me këtë betejë, ky do të jetë kilometri ynë i fundit, do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë vetëm si akt urrejtjeje me urdhër të Edi Ramës. I kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk mund kurrë, një popull me asgjë… Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve, që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës në 30 minuta atë që meriton. Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal. Asgjë s’e shpëton më këtë. Fatin e Enver Hoxhës do ketë.

Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme, një betejë e pandërprerë, një betejë. Të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurën të mundur. Për protestën e ardhshme do e njoftojmë.

Të këshilluara

Moti i keq, ndalohet lundrimi në Vlorë

Si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit, kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, duke nisura ...

13:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI