Flash

5 të arrestuar në Tiranë për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje

Lapsi.al 24 January 2026
5 të arrestuar në Tiranë për vjedhje, falsifikim dhe

Policia e Tiranës ka finalizuar duke ndaluar 5 shtetas të kërkuar për vjedhje me dhunë, falsifikim kartëmonedhash dhe dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë mes të arrestuarve është edhe një shtetas gjeorgjian.

A2 CNN raporton se të ndaluarit janë Alsit Pula, Mariglend Lami, Genc Logu, Temur Patsia dhe Shkëlqim Curraj.

Operacioni i koduar “Lista” u zhvillua pas kontrolleve sistematike dhe punës operative nga disa komisariate.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Lista”.

Të kërkuar për vjedhje me dhunë, vjedhje, falsifikim kartëmonedhash dhe dhunë në famlije, ndalohen 5 shtetas, ndër ta, një shtetas gjeorgjian.

Si rezultat i kontrolleve sistematike, të mbështetura te puna operative, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale të ndryshme, struktura në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Lista”. Në kuadër të këtij operacioni:

-shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 3, në vijim të operacionit “Reaction”, kapën shtetasin G. L., 35 vjeç (me precedent të theksuar në fushën e vjedhjes).

Ai dyshohet se më datë 14.12.2025, në bashkëpunim me shtetasit M. A. (arrestuar menjëherë pas krimit) dhe E. H. (në kërkim), ka dhunuar shitësin në një subjekt, për t’i vjedhur një shumë parash.

Nga hetimet ka rezultuar se i ndaluari, më datë 26.12.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt tjetër.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer;

-specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të operacionit “Ërong Delivery”, ndaluan shtetasin A. P., 20 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 4 shtetasit e arrestuarit gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është përfshirë në veprimtarinë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave;

-shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, kapën shtetasin në kërkim Sh. C., 49 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin gjeorgjian, T. P., 41 vjeç pasi më datë 13.01.2026, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një tabakino;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim, për veprën penale “Dhuna në familje”, M. L., 33 vjeç, pasi akuzohet se ka dhunuar vëllanë e tij.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Moti i keq, ndalohet lundrimi në Vlorë

Si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit, kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, duke nisura ...

13:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI