Flash

Trump përjashton kryeministrin kanadez nga “Bordi i Paqes”

Lapsi.al 23 January 2026
Trump përjashton kryeministrin kanadez nga “Bordi i Paqes”

Në një postim në platformën Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, Trump shkroi se Bordi i Paqes po e tërheq ftesën për anëtarësimin e Kanadasë. Presidenti amerikan nuk dha asnjë arsye konkrete për këtë vendim.

Vendimi vjen pak ditë pasi Carney kishte bërë bujë me deklaratën e tij për një “çarje” në rendin global të udhëhequr nga SHBA. Kanadaja kishte sinjalizuar më herët se ishte e gatshme të bashkohej me bordin, por pa paguar tarifën e anëtarësimit.

Sipas administratës amerikane, anëtarët e përhershëm të Bordit të Paqes do të duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh për të ndihmuar në financimin e këtij mekanizmi të ri, gjë që Otava ka refuzuar ta bëjë.

Zyra e kryeministrit Carney nuk reagoi menjëherë pas postimit të Trump, megjithëse javën e kaluar ai kishte deklaruar se, në parim, do ta pranonte ftesën e presidentit amerikan.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, tha se liderët europianë kanë dyshime serioze mbi kompetencat dhe rolin e Bordit të Paqes, por janë të gatshëm të bashkëpunojnë me këtë organ në çështje që lidhen me Gazën.

Të këshilluara

Analiza/ Pse Donald Trump bëri një hap prapa

Davosi mbaroi, Donald Trump u frenua përkohësisht. Por pretendimet e tij të pamenda, të bazuara në pikëpamje krejtësisht të shtrembëruara të historisë - të cila...

21:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI