Flash

Djali i Sokol Olldashit kritika Berishës

Lapsi.al 23 January 2026
Djali i Sokol Olldashit kritika Berishës

Kreu i PD Sali Berisha po me të rinjtë e FRPD Foltoren e radhës.

Një nga folësit ishte Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashi, i cili theksoi se me Foltore po prishet imazhi i PD përderisa ata që zgjidhen të flasin janë të pa denjë dhe shpesh edhe të dehur.

Ai kishte ide dhe sugjerime se si mund të rregullohet fakti i mungesës së pjesëmarrjes në Foltore të qytetarëve, ku tha se çdo të hënë duhet një foltore specifike me ekspertë.

“PD ka shumë probleme sot. E mirë të bënim një takim pa kamera dhe media, sepse jam

me parimin që problemet e shtëpisë fliten brenda saj dhe jo në sytë e botës. Gjithsesi po prek një problem shumë evident e po jap një sugjerim timin. Çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë që pjesëmarrja nuk është shumë e lartë. Njerëzit nuk duan të vijnë të hënave, problemi qëndron te Foltorja. Mendimi im është që shumë nga folësit aty nuk janë të denjë të na përfaqësojnë. Nuk di kush i zgjedh, por folësit që dalin aty po bëjnë faj ndaj nesh, flasin kuturu, disa edhe tapë, na dëmton të gjithëve sidomos ne të rinjve. Dëmtimi imazhit të PD na dëmton më shumë ne së ju doktor. Çdo të hënë të bëjmë një Foltore specifike, një të hënë për arsimin, një për mjekësinë, bujqësinë, naftëtarët. Problemet në Shqipëri janë pa fund. Na duhen ekspertë që kur njerëzit të na ndjekin të hënën të na dëgjojnë me vëmendje e të mos shohin fytyra që na bëjmë të qeshim”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI