Flash

Berlini (me ministrin e Jashtëm) sjell në Tiranë të njëjtin mesazh si Uashingtoni

Lapsi.al 23 January 2026
Berlini (me ministrin e Jashtëm) sjell në Tiranë të

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri një vizitë sot në Tiranë dhe u kujdes të vendosë menjëherë gishtin në plagë.

Gunther Krichbaum u shpreh se Shqipëria duhet të vazhojë me reformat "veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit". 

Mesazhi i Berlinit vjen pothuajse në një linjë me mesazhet e muajve të fundit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë deklaratat e shumta të Ngarkuarës me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, dhe mesazhin e urimit për pavarësinë e Shqipërisë nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, ku u theksua rëndësia e luftës së karteleve ndërkombëtare të drogës nga organet e ligjzbatuese (pra nga SPAK-u), apo edhe nga vete Presidenti Trump më pas.

Lexo më tej: Washingtoni i kujton Ramës kartelet e drogës në Ditën e Flamurit  Ndërsa tek mesazhi pro luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, SHBA dhe Gjermania bashkohen, tek vizitat në Tiranë ndahen. Përkundër takimeve që personazhe të tjerë të rëndësishëm të ministrisë së Jashtme amerikane, si zv.ndihmës sekretari i Shtetit, Mark Fleming, që në takimet e zhvilluara në Tiranë shmangu takimin me kryeministrin Rama, Krichbaum veproi ndryshe. Mes takimeve, nga Klodian Braho tek Taulant Balla apo Gazment Bardhi, ministri i Jashtëm gjerman e takoi Edi Ramën.
Sigurisht mesazhi i Krichbaum nuk ishte vetëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pati edhe gjuhën standarde të diplomacisë me në theks përshëndetjet për Shqipërinë dhe rrugëtimin tonë europian. ©Lapsi.al  Teksti i plotë më poshtë: "Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë.
Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese." 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI