Flash

"Zgjodha vajzën, me lejen e babait" A gënjen Rama për mungesën në Bordin e Paqes?

Lapsi.al 22 January 2026
"Zgjodha vajzën, me lejen e babait" A gënjen Rama për

Edi Rama e ka kaluar me një shpjegim të kujdesshëm mungesën e tij në Davos ku disa prej liderëve që kishin pranuar ftesën për krijimin e Bordit të Paqes, u thirrën nga Donald Trump dhe firmosën marrëveshjet përkatëse.

I pyetur në parlament, se përse mungoi në Bordin e Paqes, kryeministri Edi Rama u shpreh: "Unë duhet të bëja një zgjedhje, midis ti përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait".

Por vizita e Ivanka Trump në Vlorë mund të jetë thjesht një pretekst për mungesën e Ramës në Bordin e Paqes. Kjo për faktin se takimet në Davos kanë nisur prej disa ditësh dhe Rama ka munguar që ditën e parë.

Së dyti, ekzaltimi i kryeministrit pas marrjes së ftesës për në Bordin e Paqes ishte i tillë që për asnjë arsye Rama nuk do të mungonte në mbledhjen e Bordit.

Dhe së treti është deklarata që Trump bëri në Davos para se të nënshkruante marrëveshjen e Bordit të Paqes, kur tha se disa prej liderëve të bordit nuk i pëlqen, por ato që ishin në Davos i pëlqen.

Të këshilluara

Tjetër viktimë nga moti i keq në Greqi

Stuhia ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive në Atikë dhe shumë zona të tjerë. Rrugët janë kthyer në lumenj dhe gjithash...

20:30

Aksident i katërfishtë në Lezhë

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej...

19:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI