Flash

Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

Lapsi.al 22 January 2026
Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Bordi i Paqes, i cili u iniciua të enjten në Davos, para së gjithash e ka ndarë edhe më tej Evropën dhe se e ardhmja nuk do të jetë e lehtë.

“Ky Bord i Paqes, para së gjithash, e ka ndarë edhe më shumë Evropën. Vendet e BE-së ose nuk marrin pjesë, ose ende nuk janë deklaruar për këtë çështje. E ardhmja nuk do të jetë e thjeshtë”, theksoi Vuçiç në një deklaratë për gazetarët në Davos.

I pyetur se çfarë do të thotë ky Bord për botën, ai tha se ende nuk është plotësisht i sigurt.

“Disa thonë se është një organizatë paralele me Kombet e Bashkuara. Nuk jam i sigurt dhe nuk mendoj se kjo është e mundur në mënyrë të thjeshtë. Kina vetëm ka konstatuar se ka marrë ftesë, ndërsa Franca, Gjermania dhe Italia nuk marrin pjesë. Do të shohim edhe se cilat do të jenë detyrat e Bordit”, theksoi Vuçiç.

Bordi i Paqes, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump, do ta drejtojë për një periudhë të pacaktuar, ishte konceptuar fillimisht për rindërtimin e Gazës pas luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe militantëve palestineze, por misioni i tij është zgjeruar për të adresuar edhe konflikte të tjera globale. Disa aleatë tradicionalë të Shteteve të Bashkuara në Evropë kanë hezituar t’i bashkohen Bordit të Paqes, përjashtuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Asnjë prej katër anëtarëve të tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit nuk kanë pranuar ende ftesën për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një strukturë e re ndërkombëtare që shumë druajnë se mund të zbehë rolin e Kombeve të Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI