Flash

Trump firmos Bordin e Paqes/ Pse nuk e pranuan Edi Ramën në ceremoni?

Lapsi.al 22 January 2026
Trump firmos Bordin e Paqes/ Pse nuk e pranuan Edi Ramën në ceremoni?

Presidenti i SHBA Donald Trump ka firmosur marrëveshjen për krijimin e të ashtuquajturit Bord i Paqes, së bashku me krerët e shteteve që kanë pranuar ftesën e tij për të qenë pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në kuadër të Forumi Ekonomik Botëror, ku Trump e paraqiti këtë strukturë si një instrument të ri për ndërmjetësim dhe ndikim global.

[caption id="attachment_1058208" align="alignnone" width="1826"] Vjosa Osmani shtrëngon duart me Donald Trump gjatë firmosjes së Bordit të Paqes[/caption]

Në ceremoni ishte e pranishme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori ftesë personale nga Trump që Kosova të jetë vend anëtar i këtij plani. Përpara nënshkrimit, Trump dhe Osmani zhvilluan një bisedë kokë më kokë për disa minuta, e shoqëruar me shtrëngim duarsh, përpara se presidentja e Kosovës të hidhte firmën e saj, duke përfaqësuar zyrtarisht Prishtinën në këtë nismë.

Propaganda bajate/ Rama dhe Lukashenko, merita personale për letrën e Trump

Në këtë tryezë, ku u mblodhën liderë të ftuar drejtpërdrejt nga presidenti amerikan, u vu re mungesa e kryeministrit shqiptar Edi Rama që më herët ka qenë entuziast për pjesëmarrjen e Shqipërisë në bord. Ndërsa Kosova u përfaqësua në nivelin më të lartë shtetëror, Shqipëria mbeti jashtë kësaj ceremonie, një kontrast që nuk kalon pa u vënë re në Davos. Më herët Rama ka marrë ftesë për t'u bashkuar në Bordin e Paqes, por veç kësaj është përmendur në disa nga mediat botërore për talljet e tij të mëparshme me gafat e Donald Trump.

Gjatë fjalimit të tij në Davos, Trump e cilësoi Bordin e Paqes si “një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme që janë krijuar ndonjëherë”, duke theksuar se “thuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e këtij grupi”. Me stilin e tij karakteristik, ai nuk i kurseu batutat, duke deklaruar se liderët e këtij grupi i pëlqen pothuajse të gjithë, “përveç dy ose tre që nuk i duroj dot”. Trump shtoi gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë se “nuk do ta kishte nisur kurrë luftën nëse unë do të isha president i SHBA”.

 

Të këshilluara

Tjetër viktimë nga moti i keq në Greqi

Stuhia ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive në Atikë dhe shumë zona të tjerë. Rrugët janë kthyer në lumenj dhe gjithash...

20:30

Aksident i katërfishtë në Lezhë

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej...

19:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI