Flash

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”/ Berisha: Nuk e kam thënë unë

Lapsi.al 22 January 2026
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”/ Berisha:

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet nga gazetarët për faktin se në opinionin publik kanë dalë lajme nga kampi opozitar, se kryeministri Edi Rama do merret me helikopter nga Amerika, njësoj si Maduro.

Berisha mohoi kategorikisht të ketë thënë këtë frazë, duke shtuar se këto janë mashtrime, që përhapen nga vetë Edi Rama. Sipas Berishës, Rama nuk do të rrëzohet nga amerikanët, as nga drejtësia, por nga populli shqiptar.

"Jo, nuk e kam thënë kurrë. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht. Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto.

E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët. Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang" - tha Berisha.

Ai komentoi edhe votën në parlament për Bordin e Paqes.

"Ne nuk votuam Edi Ramën. Nuk bëjmë kompromis ne me sigurinë kombëtare. Armiku numër një i shqiptarëve është Edi Rama. Ndodhi diçka e papritur, sepse Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos. Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos. Por, besoj se Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Pas Vlorës, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë

Pas qëndrimit prej një ditë në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, është shfaqur këtë të enjte në Tiranë, në makinën e ambasadës së ...

19:29

Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Bordi i Paqes, i cili u iniciua të enjten në Davos, para së gjithash e ka ndarë edhe më tej Evropën dhe se e ardh...

19:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI