Flash

Europa League: spektakël nga Pisilli, Roma mposht Stuttgart 2-0

Lapsi.al 22 January 2026
Europa League: spektakël nga Pisilli, Roma mposht Stuttgart 2-0

Java e 7-të e Europa League i dhuron Romës fitoren e katërt radhazi. Kështu verdhekuqtë ndjekin ëndrrën për kualifikim të drejtpërdrejtë në fazën e 1/8-ave të finales. Me vetëm nëntëdhjetë minuta të mbetura nga faza e ligës,Roma është e gjashta në renditj. Në xhiron e fundit skuadra e  trajnerit Gasperini do të përballet me Panathinaikosin.

Kundër Stuttgart, Roma u shfaq solide dhe cinike. Verdhekuqtë rrezikuan shumë pak ndaj Leweling të papërmbajtshëm dhe duke goditur me Pisillin. Mesfushori, i shërbyer nga Soulé, futet në zonë dhe mposht Nübelin me një goditje të fuqishme në minutën e 40-të.

Verdhekuqtë shpëtohen në disa raste nga Svilar. Por pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacion përballuan presionin e skuadrës së tretë të Bundesligës dhe e menaxhuan në mënyrë perfekte takimin. Në fund, pas aktivizimit të Dybala dhe Mancini, vjen edhe goli i dytë. Shënon sërish Pisilli, me një tjetër depërtim të jashtëzakonshëm (min. 92).

Roma shkon në kuotën e 15 pikëve dhe mban vendin e gjashtë, duke parë gjithnjë e më afër 1/8-at e finales. Nga ana tjetër Stuttgart bie në vendin e 12-të me 12 pikë.

Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të tjera:

Brann 3–3 FC Midtjylland

19′ Holm, 68′ (p) Kornvig, 90+10′ (p) Soltvedt – 4′, 70′ Erlić, 31′ Junior Brumado

Malmö FF 0–1 Crvena Zvezda

16′ Kostov

Bologna 2–2 Celtic

58′ Dallinga, 72′ Røe – 5′ Hatate, 41′ Trusty

SC Freiburg 1–0 Maccabi Tel Aviv

82′ Matěj Matějovský Matanović

Young Boys 0–1 Olympique Lyonnais

45+1′ Maitland-Niles

Viktoria Plzeň 1–1 FC Porto

6′ Červ – 90′ Gül

PAOK 2–0 Real Betis

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI