Flash

Elon Musk tallet me Bordin e Paqes: A është për paqe apo për pushtim? (VIDEO)

Lapsi.al 22 January 2026
Elon Musk tallet me Bordin e Paqes: A është për paqe apo për
- Elon Musk, kreu i X, të enjten kritikoi ashpër Bordin e Paqes të sapo shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke bërë një ngjashmëri midis fjalëve "pjesë" dhe "paqe". Ai e nisi fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës me një shaka, duke thënë: “Dëgjova për formimin e samitit të paqes dhe mendova, a është për paqe apo për pushtim?” "E dini, një copë e vogël e Groenlandës, një copë e vogël e Venezuelës", tha Musk. Trump nënshkroi marrëveshjen për Bordin e Paqes sot në Davos, ku nënshkroi zyrtarisht kartën e Bordit të Paqes. Ky zhvillimi është një komponent i fazës së dytë të planit 20-pikësh të Trump, i cili u zbulua në shtator dhe që synon ti japë fund luftës në Gaza. Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëria, Armenia, Azerbaijan, Bjellorusia, Hungaria, Kazakistani, Maroku dhe Vietnami ishin ndër vendet e para që iu bashkuan publikisht bordit. Ndërsa Franca ishte ndër vendet e fundit që e hodhi poshtë ofertën e tij të enjten, duke thënë se statuti i bordit nuk korrespondonte me një rezolute te Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur luftën në Gaza.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

Të këshilluara

Analiza/ Pse Donald Trump bëri një hap prapa

Davosi mbaroi, Donald Trump u frenua përkohësisht. Por pretendimet e tij të pamenda, të bazuara në pikëpamje krejtësisht të shtrembëruara të historisë - të cila...

21:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI