Flash

KLGJ reagon për Irena Gjokën: Nuk na ka ardhur asnjë shkresë nga Prokuroria

Lapsi.al 20 January 2026
KLGJ reagon për Irena Gjokën: Nuk na ka ardhur asnjë shkresë

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me njoftimin e Prokurorisë sa i përket gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, sipas të cilit kjo e fundit rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, KLGJ bën me dije se deri ne orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-së nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar.

“Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrije zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatëse ligjore”, thekson KLGJ.

KLGJ sipas ligjit është institucioni që duhet të shprehet nëse nga rezultatet e verifikimit te thelluar, nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Irena Gjoka është apo jo në kushtet e ndalimit për të qenë gjyqtare e posaçme.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se “bashkë me vendimin autentik, Prokuroria i ka përcjellë KLGJ-së edhe vendimin autentik të arkivimit të prokurorit grek lidhur me dënimin, për shkak të mos-ekzekutimit”.

Në të njëjtën kohë, SPAK po zhvillon hetime për këtë rast në një procedim penal pa emër.

Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik.

Të këshilluara

Bahamasi heq vizat për Kosovën

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Kjo u bë e...

21:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI