Flash

Gjyqtarja Irena Gjoka rezultoi e dënuar/ KLGJ: Nuk na ka ardhur ende asnjë shkresë

Lapsi.al 20 January 2026
Gjyqtarja Irena Gjoka rezultoi e dënuar/ KLGJ: Nuk na ka ardhur ende

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka bërë një reagim zyrtart lidhur me njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen e gjyqtare së GJKKO Irena Gjoka, sipas të cilës kjo e fundit rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se çështja i ka kaluar KLGJ-së për të vendosur lidhur me të ardhmen e gjyqtares në sistem. 

Me anë të një njoftimi, KLGJ bën me dije se deri ne orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-së nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar.

"Të nderuar kolege lidhur me njoftimin e sotem te Prokurorise se Pergjithshme lidhur me vendimin e miratimit te rezultateve te verifikimit te thelluar te deklarimeve te bera ne Formularin e Vetedeklarimit date 22.04.2016, per subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bej me dije se deri ne oren 20:30 date 20.01.2026 ne adrese te KLGJ-se nuk ka mberritur asnje dokument zyrtar.

Sapo shkresa e Prokurorise se Pergjithshme te mberrije zyrtarisht, ajo do te administrohet nga Komisioni i Zhvillimit te Karieres ne KLGJ, dhe me pas do te ndiqet procedura perkatese ligjore" - thuhet në njoftim. 

Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit. Pas përfundimit të hetimeve të thelluara 2-vjeçare, Prokuroria thekson se vendimi i autoriteteve greke, i publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për dënimin e Gjokës është autentik. /LAPSI.al

Të këshilluara

Bahamasi heq vizat për Kosovën

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Kjo u bë e...

21:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI