Flash

Edhe diktatori bjellorus Lukashenko në “Bordin e Paqes” për Gazën

Lapsi.al 20 January 2026
Edhe diktatori bjellorus Lukashenko në “Bordin e Paqes”

Mësimi i parë në politikë është ky: kurrë mos e përziej politikën e brendshme me politikën e jashtme. E pamë këto ditë se si kryeministri i Shqipërisë gati fluturoi në qiell nga gëzimi pasi Donald Trumpi e kishte ftuar të jetë pjesë e “Bordit të Paqes” për Gazën. Mesazhi i tij ndaj opinionit kritik ishte ky: “Mund të kritikoni sa të doni skandalet e pafundme korruptive të kabinetit tim, por unë dhe Trumpi luajmë në ligën e kampionëve”.

Ndërkohë u bë e ditur se shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka ftuar të jetë anëtar i “Bordit të Paqes” për Gazën edhe diktatorin bjellorus Aleksandar Lukashenko. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme në Minsk tha se presidenti Lukashenko e ka pranuar me gëzim ftesën. Lukashenko është diktatori më jetëgjatë në Europë. Qe tri dekada ai e ka shndërruar Bjellorusinë në vetëshërbim. Regjimi i tij ka burgosur mijëra njerëz. Disidentë, artistë, aktivistë politikë. Bjellorusia është një skëterrë sa i përket demokracisë.

Shteti fqinj i Bjellorusisë, Polonia madhështore, e përfaqësuar nga Donaldi tjetër, pra kryeministri Donald Tusk, nuk u kacagjelos fare lidhur me ftesat për të qenë pjesë e “Bordit të Paqes” për Gazën.

Në një postim në X, Donald Tusk shkroi: “Anëtarësimi i Polonisë në një organizatë ndërkombëtare kërkon pëlqimin e Këshillit të Ministrave dhe ratifikimin nga Sejmi (parlamenti). Qeveria do të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesi dhe siguria e shtetit polak. Dhe nuk do të lejojmë askënd që të na përdorë si lojtarë në skemat e tyre”.

Ka shtete që nuk tallen me vetveten. Ka shtete që respektojnë rregulla. Dhe ka shtete që kanë kryeministra, të cilët, për të hequr pak vëmendjen nga aferat korruptive, krekosen me postime të njëpasnjëshme në media asociale dhe sillen sikur të ishin emëruar guvernatorë të Gazës./ Marrë nga Facebook i autorit

Të këshilluara

DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajesë në kufijtë e marrëzisë. Marrëzia...

14:47

Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes

Këtë tetor nisa një bashkëpunim me BIRN për të realizuar disa reportazhe me tema të ndryshme, kryesisht sociale dhe mjedisore. E mora përsipër me dëshirë këtë p...

11:21

Një turp i madh

Një tribunë që i pëlqen të fishkëllejë: dje himnit të Sllovenisë, një vend mik i Kosovës, sot Granit Xhakës, më të mirit futbollist me origjinë shqiptare ndonjë...

12:34

Frikë, poshtërim, shpresë

Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, së bashku me komunikatën për procesin e zgjerimit, m’u kujtua ...

14:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI