Flash

Berisha: Don Agaçio i tha mikut të vet, ‘opozitën e kemi siç e duam ne’!

Lapsi.al 20 January 2026
Berisha: Don Agaçio i tha mikut të vet, ‘opozitën e kemi

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se ish-kryetarit të PD Lulzim Basha, i kishin hapur dy dosje dhe se në këtë mënyrë mund të kishin në kontroll opozitën.

Por kjo shtoi ai nuk mund të zgjaste falë guximit të demokratëve, të cilët u ngritën kundër padrejtësive dhe shpëtuan pluralizmin

“Don Agaçio i thotë një mikut të vet, opozitën e kemi siç e duam ne. I kishin hapur dosje për Toryota Yaris dhe financimet ruse. Në mëngjes e thërrisnin në prokurori në darkë i shkonte Agaçi dhe në këtë mënyrë kishin në kontroll opozitën. Por ju doni opozitë të vërtetë dhe ju me guximin tuaj, kundrejt presioneve më të jashtëzakonshme u ngritët dhe shpëtuat PD. Shpëtuat pluralizmin që të ishte i vërtetë dhe jo false. Ju shpëtuat opozitën e vendit. Kjo faktoi sërish se jeni të pamposhtur”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI