Flash

Raportohet për më shumë se 16 mijë të vrarë nga protestat, Irani në errësirë totale

Lapsi.al 19 January 2026
Raportohet për më shumë se 16 mijë të vrarë nga

Irani ka hyrë në ditën e 11-të të errësirës digjitale. Më shumë se 92 milionë njerëz nuk kanë qasje në internet, e shpesh herë as në telefon apo mesazhe.

Ndërkohë raportet ndërkombëtare hedhin dritë mbi përmasat e dhunës gjatë protestave,  ku dyshohet se regjimi ka vrarë mbi 16.500 protestues. Familje të shumta vijojnë kërkimet e dhimbshme për të afërmit e zhdukur. Afro 360 mijë persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë fëmijë dhe gra shtatzëna. Shumica e viktimave raportohet se janë nën moshën 30 vjeç. Mjekë nga disa spitale kanë deklaruar se shumë të plagosur kanë ndërruar jetë për shkak të humbjes së gjakut. Forcat e sigurisë kanë penguar dhurimin e gjakut dhe transfuzionet. Raportohet gjithashtu se mes 700 dhe 1.000 persona kanë humbur shikimin e njërit sy për shkak të plagëve nga armët.

Në të njëjtën kohë, frika po rritet se autoritetet iraniane po planifikojnë zgjatjen e ndërprerjes së internetit në mënyrë të pacaktuar. Sipas projekteve monitoruese, Irani synon të kalojë nga censura masive drejt një intraneti të mbyllur. Vetëm persona me autorizim sigurie do të kenë akses në botën e jashtme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI