Flash

Nis me sherr parlamenti që bllokon arrestimin e Belinda Ballukut

Lapsi.al 19 January 2026
Nis me sherr parlamenti që bllokon arrestimin e Belinda Ballukut

Ka nisur me sherr dhe kaos seanca e parë parlamentare në sesionin e ri. Shkak është bërë prania e Belinda Ballukut në sallë, ndërkohë që ka një kërkesë për arrestimin e saj nga SPAK, që është bllokuar nga mazhoranca. Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë duke kërkuar largimin e Ballukut nga salla dhe vënien në lëvizje të Këshillit të Mandateve për të dhënë autorizimin për arrestimin e saj.

[caption id="attachment_1057394" align="alignnone" width="2146"] Screenshot[/caption]

Por kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ka vendosur t'i bindet kryeministrit Edi Rama që ka vendosur që Këshilli të mblidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI