Flash

Ç'ndodhi/ Gjysma e Tiranës në terr prej 1 ore në temperatura të ulëta

Lapsi.al 19 January 2026
Ç'ndodhi/ Gjysma e Tiranës në terr prej 1 ore në

Disa zona të Tiranës janë zhytur në terr për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Shkak dyshohet se është bërë një defekt në linjën e OST 110 kv, që ka lënë pa energji disa zona pa energji në kryeqytet.

Raportohet se deri më tani janë pa energji lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj.

Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST, e cila po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera. 

"Rreth orës 20:30 është staktuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV - Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës.

Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë.

Institucionet e rëndësisë së vepantë kanë marë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash.

Aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, etj" - thuhet në një reagim të OSHEE. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI