Flash

Berisha: Dokumenti i Kongresit të SHBA nxin Ramën, Ballukun, AKSHI-n dhe Lindat e tij

Lapsi.al 19 January 2026
Berisha: Dokumenti i Kongresit të SHBA nxin Ramën, Ballukun, AKSHI-n

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se dokumenti i Kongresit të SHBA, flet qartë për korrupsionin e Ramës.

Gjatë fjalës së tij në protestën përpara Kryeministrisë Berisha tha se në dokument tregohet qartë korrupsioni i Ramës, Ballukut, duke renditur edhe skandalin e AKSHI.

“Këtë javë, në tempullin e demokracisë, komisionin e jashtëm të kongresit të SHBA, u miratua një dokument themelor, në të cilin pasqyrohen të gjithë ato për të cilat ju protestuat, dhe për të cilat do të protestoni me 24 janar.

Në këtë dokument nxin për faqen e zezë të tij Edi Rama dhe Lubi Balluku, që po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor. Protesta dhe vetëm protesta është rruga e mbrojtjes së tyre. Por dokumenti, historik do ta quaja unë dhe është i tillë, e quan eksplozive, shpërthyese, AKSHI-n e Edi Ramës dhe të Lindave të tij. Dokumenti i miqve tanë shkruan se ajo çka flitet për AKSHI-n, dhe çka del, është kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për SHBA, edhe për NATO-n.

Ky dokument denoncon me forcën më të madhe arrestimet politike të këtij regjimi dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit dhe të Brukselit kundër kësaj situate.

Ky dokument frymëzohet nga guximi juaj për të mbrojtur të vërtetat e këtij vendi. Ndaj dhe duhet të frymëzohemi. Duhet të bëjmë përpjekjet më të jashtëzakonshme që me 24 janar, bota të mësojë fuqinë tonë, guximin tonë, vendosmërinë tonë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI