Flash

Salianji: "5 fantastikë" në krye të PD, mace me qeverinë dhe tigër me demokratët

Lapsi.al 18 January 2026
Salianji: "5 fantastikë" në krye të PD, mace me

Ervin Salianji iu përgjigj nga Lezha deklaratave të Sali Berishës se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga Kryesia e PD. Ai tha se Statuti i PD nuk njeh përjashtim për mendimin ndryshe. 

"Shqetësim janë ata që duan të përjashtojnë demokratët se nuk japin llogari. Ne duam të largojmë Edi Ramën. Ne kërkojmë zgjidhnje, fatkeqësisht lidershipi jonë kërkon privilegjeve. Ne do ta ndryshojmë PD-në, asnjë nuk na largon ne, asnjë forcë përveç forcës që vjen nga vota, nga demokratët, nga mbështetja.

Ç’është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët, mace me qeverinë? Anëtarësia përjashton lidershipin me votë dhe jo e kundërta. Kërkojmë të largojmë Ramën, lidershipi i PD bën sikur sillet si tigër me demokratët, por pas çdo palë zgjedhje bëjnë mjau-mjau përballë qeverisë.

Ç’është kjo? Demokratët nuk ka forcë që i ndalon, demokratët janë të fortë për t’u përballur, nuk ka forcë që e ndalon bashkimin e demokratëve në çdo cep të Shqipërisë nëse vendoset në themel meritokracia. Edi Rama nuk mundet duke përjashtuar demokratët, por duke krijuar garë, votë, mundësi për të ecur përmes meritës, këto duhet të prevalojnë në partinë tonë.

Akush nuk na largon nga PD. Ne kemi pyetjen e thjeshtë. Çfarë ju pengon ju “pesëshja” e lidershipit që ta bëjmë PD-në fituese? Sepse lidershipi është në pushtetin e opozitës. Por në vend që të përdoret pushteti për të shkatërruar PD-në dhe demokratët, duhet të përdoret pushteti për të larguar Edi Ramën.

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe, PD është demokratizuar me statut. Statuti të largon vetëm për një arsye, jo nga mpartia, por të largon nga lidershipi nëse humbet zgjedhjet. PD e ka fuqinë për të përfshirë njerëz të rinj" - tha ai.

Salianji theksoi se shqetësimi kryesor nuk janë vetë demokratët që reagojnë, por lidershipi që nuk i dëgjon dhe nuk prodhon ide për t’i përfaqësuar ata.

“E shohim si 5 fantastikët që rrinë në lidershipin e PD nuk dëgjojnë shqetësimet e demokratëve. Shqetësim janë ata që nuk dëgjojnë, jo demokrati i thjeshtë, është lidershipi që nuk dëgjon demokratët, nuk është shqetësim pse mblidhemi nga salla në sallë me shumë, por shqetësim është pse lidershipi i PD është braktisur. Shqetësim nuk janë idetë tona, por është mungesa e ideve të tyre që po braktisin demokratët,” u shpreh ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI