Flash

Enrique Iglesias shmang deklaratat pas akuzave ndaj babait të tij

Lapsi.al 18 January 2026
Enrique Iglesias shmang deklaratat pas akuzave ndaj babait të tij

Julio Iglesias u akuzua javën e kaluar për sulm ndaj dy ish-punonjëseve, ngjarje që sipas padisë dyshohet se kanë ndodhur në vitin 2021. Akuzat kanë vënë në qendër të vëmendjes jo vetëm këngëtarin spanjoll, por edhe rrethin e tij më të afërt familjar, përfshirë djalin e tij, Enrique Iglesias, i cili po përballet me presion të madh mediatik.

Organizata Women’s Link Worldwide depozitoi kallëzimin në Prokurorinë e Gjykatës Kombëtare më 5 janar. Pas disa ditësh heshtjeje, Julio Iglesias reagoi publikisht duke mohuar kategorikisht akuzat. Në deklaratën e tij, ai thekson se nuk ka “detyruar, abuzuar apo ka treguar mungesë respekti ndaj asnjë gruaje”, duke i cilësuar pretendimet si “absolutisht të pavërteta”.

Pas publikimit të deklaratës në profilin e tij zyrtar në Instagram, reagimet nga familjarët nuk vonuan. Bashkëshortja e tij, Miranda Rijnsburger, shprehu mbështetje të hapur me komentin e shkurtër, por domethënës: “Gjithmonë në krahun tënd.”

Megjithatë, qëndrimet brenda familjes Iglesias kanë qenë të ndryshme. Enrique Iglesias ka zgjedhur të mos bëjë asnjë deklaratë publike lidhur me akuzat ndaj të atit. Aktiviteti i tij në rrjetet sociale është interpretuar nga shumëkush si një përpjekje për të mbajtur distancë. Pas disa ditësh heshtjeje, ai publikoi një video të re në Instagram, pa asnjë referencë ndaj situatës.

 

 

 

Të këshilluara

Keith Urban në një romancë të re dashurie

Keith Urban raportohet se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, vetëm pak kohë pas divorcit të bujshëm nga Nicole Kidman. Sipas mediave të huaja...

13:02

Diss ndaj Drake? A$AP Rocky ndez rrjetin

A$AP Rocky ka nxitur reagime të shumta pas publikimit të albumit të tij të ri Don’t Be Dumb, ku fansat kanë vënë re vargje që duken si një diss i drejtpërdrejtë...

20:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI