Flash

Berisha: PD gaboi në 97-ën, por u ringritëm sepse qeveria nuk preku paratë

Lapsi.al 18 January 2026
Berisha: PD gaboi në 97-ën, por u ringritëm sepse qeveria nuk

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot një "Foltore" në kryeqytet në lagjen e Kombinatit. Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës preku gabimin që PD bëri në 97-ën me firmat piramidale që solli krizën që pllakosi Shqipërinë. Sipas tij qeveria e atëhershme nuk abuzoi me paratë e qytetarëve që nuk ishin futur në skema piramidale për të larë paratë e humbura dhe si rezultat PD arriti të ringrihet si parti.

“Imagjinoni ju, ku ishim ne në vitin 1991, që duhet të ndërtonim një rend të ri? Cilat ishin njohuritë tona për rendin e ri? Inekzistente. Por, vullneti dhe idealet tona ishin energji e pashtershme për të mësuar, për t’i zbatuar, për të transformuar Shqipërinë dhe e realizuam atë me vendosmërinë më të madhe.

Një krizë e thellë pllakosi vendin edhe për gabimet të PD në vitin 1997. Menduan se kjo parti do të vidhisej në honet e historisë, do t’i harrohej emri, por jo. Rikujtoni pak se si u ngritëm? Po pse u ngritëm ne? Ne u ngritëm, jo se nuk kishim bërë gabim, por se u ngritëm të vendosur të korrigjojmë gabimin, u ngritëm me moral se ato borxhe që na i atribuonin, nuk i kishim, se qeveria nuk kishte prekur një qindarkë nga skemat piramidale.

U ngritëm se, në kulmin e rebelimit, pavarësisht çmimit që mund të kishte, ne u thamë shqiptarëve të vërtetën: ne paratë nuk mund t’i kthejmë, sepse nuk mund të marrim paratë e atyre që nuk kanë vendosur në skema piramidale, t’i shpërndajmë për ata që kanë vendosur.

Që në atë moment, ne kryenim një krim dhe turp, që nuk e merrnim kurrë për bazë. Këto qenë arsyet, pse shqiptarët na rikthyen ne, na votuan masivisht në vitin 2001. Qemë të vërtetë. Ju kujtohet, kur e filluam protestën tonë me 30-50 vetë gjithësej. E mbani mend? Nuk u tërhoqëm, vazhduam në të drejtën tonë gjersa arritëm në fitore”, - u shpreh Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI