Flash

Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës, koha për fitore ka ardhur

Lapsi.al 18 January 2026
Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës, koha për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se PD ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të pluralizmit dhe vlerave demokratike.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka denoncuar çdo ditë atë që ai e quajti “narkoregjimi i Edi Ramës”, një regjim që sipas tij vjedh qytetarët, bashkëpunon me krimin e organizuar dhe ka shndërruar pasuritë e vendit në një mallkim për shqiptarët. Ai theksoi se qeveria ka vendosur taksa të rënda, ka nxitur largimin masiv të të rinjve nga vendi dhe ka rrezikuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe sigurinë më gjerë.

“Ne nuk mbronim individë, por të vërteta dhe vlera universale. Ju mbrojtët opozitën, pluralizmin dhe gjërat më të çmuara që ka një komb,” u shpreh Berisha, duke vlerësuar qëndresën e demokratëve përgjatë viteve të fundit, pavarësisht presioneve dhe izolimit politik.

Kryedemokrati theksoi se PD ka kaluar nga një periudhë izolimi ekstrem në një fazë të re mbështetjeje ndërkombëtare, duke përmendur miratimin e shtatë rezolutave nga partitë simotra në Europë dhe botë brenda 14 muajve, të cilat sipas tij dënojnë regjimin e Edi Ramës, farsën elektorale dhe shtypjen e pluralizmit.

Berisha u shpreh i bindur se demokratët do ta “arkivojnë regjimin e Edi Ramës”, ashtu siç kanë përballuar të këqijat e mëdha të së shkuarës. Ai theksoi se PD është sot në betejë për të dëshmuar se qeveria përdor paratë publike, krimin dhe bandat për të deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e shndërruar votën në mjet grabitjeje dhe korrupsioni. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI