Flash

Ashton Kutcher: Gucci më pushoi sepse isha “shumë i shëndoshë”

Lapsi.al 18 January 2026
Ashton Kutcher: Gucci më pushoi sepse isha “shumë i

Ashton Kutcher ka rrëfyer se gjatë ditëve të tij si model u pushua nga Gucci sepse u konsiderua “mbipeshë”.

Në një intervistë të re për Entertainment Tonight, aktori i “The Beauty” tregoi se kishte rezervuar një fushatë me shtëpinë luksoze të modës — e drejtuar në atë kohë nga Tom Ford — dhe kishte udhëtuar në Itali për sfilatën.

“Sapo mbërrita, më veshën me një Speedo rozë,” tha aktori i “That ’70s Show”, duke shtuar se në atë periudhë peshonte rreth 81 kg. Sipas tij, Ford kishte reaguar: “Ai është shumë i shëndoshë”, dhe më pas Kutcher u largua nga fushata.

Kutcher, tani 47 vjeç, tha se sot e kujton episodin me humor dhe se madje qesh për këtë me vetë dizajnerin. “I thashë: ‘Isha 81 kg! Për çfarë po flet?’”, rrëfeu ai.

Megjithatë, aktori e mbrojti vendimin e Ford-it, duke theksuar se dizajneri kishte një vizion të caktuar estetik. “Ai kishte diçka specifike që donte të shihte. Unë thjesht nuk isha i duhuri për atë moment,” u shpreh Kutcher.

Ai shtoi se bota e modelingut është e mbushur me pasiguri, edhe për “disa nga njerëzit më të bukur në botë”. “Të gjithë kanë një pasiguri. Nëse shikon mjaftueshëm gjatë në pasqyrë, do të gjesh diçka që nuk të pëlqen,” tha aktori.

 

 

 

Të këshilluara

Diss ndaj Drake? A$AP Rocky ndez rrjetin

A$AP Rocky ka nxitur reagime të shumta pas publikimit të albumit të tij të ri Don’t Be Dumb, ku fansat kanë vënë re vargje që duken si një diss i drejtpërdrejtë...

20:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI