Flash

Del studimi/ Si rrezikohet Santorini nga cunami

Lapsi.al 17 January 2026
Del studimi/ Si rrezikohet Santorini nga cunami

Profesori i Gjeofizikës në Universitetin Aristoteli të Selanikut dhe president i Institutit për Studimin dhe Monitorimin e Vullkanit të Santorinit (IMPIS), Kostas Papazachos, ka analizuar skenarët e mundshëm të një cunami të shkaktuar nga vullkani nënujor Kolumbo, i vendosur rreth 6 kilometra në verilindje të Santorinit.

Studimi, i publikuar në Bulletin of Volcanology, përdor simulime të gjenerimit të valëve të gravitetit detar.

Rezultatet tregojnë se portet dhe zonat brenda kalderës së Santorinit janë relativisht të sigurta, me valë të vogla deri në një metër. Ndërsa brigjet lindore dhe juglindore, si Monolithos, Kamari dhe Perissa, janë më të prekura dhe mund të përjetojnë valë deri në 5 deri në 10 metra në rast të një shembjeje totale të kalderës së Kolumbos. Vala e cunamit mund të arrijë brigjet më të afërta në vetëm 2-3 minuta, dhe ato më të largëtat në 10 minuta.

Papazachos thekson se këto skenarë nuk tregojnë një rrezik të menjëhershëm, por janë të rëndësishëm për përgatitjen ndaj një fenomeni ekstrem në të ardhmen. Ai sugjeron që banorët dhe vizitorët të dinë vendet e sigurta ku mund të zhvendosen në rast paralajmërimi për një cunami.

“Santorini mbetet e sigurt, por këto studime ndihmojnë për përmirësimin e planeve të emergjencës dhe për mbrojtjen e banorëve dhe vizitorëve nga një rrezik specifik”, tha profesori.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI