Flash

Qeveri teknike? Rama: Reforma zgjedhore që kur unë isha me thonj të paprerë në Paris

Lapsi.al 16 January 2026
Qeveri teknike? Rama: Reforma zgjedhore që kur unë isha me thonj

Në fund të fjalimit të tij para grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama u shpreh se reforma zgjedhore do të bëhet me ose pa opozitën. Duke bërë autoironi, Rama tha se reforma zgjedhore ka nisur qëkur ai ishte në Paris.

Duke e mbyllur me reformën zgjedhore dhe me reformën territoriale administrative, fjala ime është ajo që thashë në fillim; me ata, shumë mirë, pa ata, po aq mirë. Rëndësi ka të bëhet puna. Asnjë lloj force nuk na imponon dot ne që me vetëdije të bëjmë pengun. Jo!

Reforma zgjedhore ka nisur, ose jo ka nisur, reforma zgjedhore në fakt ka nisur që kur unë isha akoma thjesht dhe vetëm piktor ‘’nën urat e Parisit’’, siç e keni dëgjuar; me thonj të paprera. Që atëherë, komisionet bipartizane mblidheshin, takoheshin, po atëherë takimet i bënin tek një zyrë këtu prapa tek OSBE. Nuk di ç’të them domethënë. Atyre, përfaqësuesve të OSBE i mungonte vetëm veladoni i priftit dhe çallma e hoxhës që të pajtonin aty dynjanë" - tha Rama duke folur edhe për kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

"Sa herë mbarojnë zgjedhjet, gjithmonë duhet një reformë sepse pas zgjedhjeve ka një humbës, humbësi është po ai, rezultati është keq e më keq, kështu që o burra , të bëjmë një reformë tjetër. Problemi është që kemi bërë një reformë ne, zgjedhore, Damiani e di atë pozicionin tim, por fakti që unë ia besoj gjithmonë Damianit është që ai është në gjendje të bëjë gjëra që unë s’do t’i bëja kurrë.

Kemi bërë një reformë zgjedhore unikale në botën demokratike. Unë i sfidoj të gjithë të na tregojnë ku është kjo që qeveria ndalon së marri frymë, 4 muaj para zgjedhjeve; që të gjitha punët ndalojnë; që kontratat ndalojnë, çdo gjë ndalon sepse duhet të sigurojmë.

Dhe prapë nuk u mjaftojnë, tani duan 9 muaj. Tani e duan 9 muaj, por prapë edhe 9 muaj po të bëhet, nuk do lindë fitorja, megjithatë Damian, ti e di vetë; siç thoshte kryetari ynë ndjesë pastë, bëni siç keni bërë gjithmonë" - tha Rama që më pas u ndal edhe te reforma territoriale.

"Për reformën territoriale administrative, ne e kemi shumë të qartë vizionin dhe e kemi shumë të qartë drejtimin; më pak, jo më shumë dhe shprehja është: ‘’less is more”, më pak është më shumë”, - u shpreh Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI