Flash

Dosja e piratimit të kompjuterave të SPAK/ Berisha: Raportonin direkt te Rama!

Lapsi.al 16 January 2026
Dosja e piratimit të kompjuterave të SPAK/ Berisha: Raportonin direkt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot përmes një deklarate për mediat lidhur me hakerimin e Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar ngjarjen si një nga shkeljet më të rënda ndaj funksionimit të sistemit të drejtësisë. Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për përgjegjësi politike dhe institucionale në këtë çështje.

Sipas tij, faktet e bëra publike tregojnë se Arnold Rrokaj raportonte drejtpërdrejt te kryeministri, çka, sipas Berishës, përbën provë të implikimit të kreut të qeverisë.

"U kam deklaruar këtu se përfitues nga hakerimi ka qenë Edi Rama, një gjykatës, Ergys Agasi dhe e kam listën aty se kush kanë qenë porositësit e tyre. Tani del fakt, nuk ka asnjë rëndësi, se Arnold Rrokaj do t’i raportonte direkt Ramës. Pra kishte numrin e kryeministrit dhe do i jepte sihariqin e parë atij për faqet që kishin hakeruar" u shpreh Berisha.

Në këtë kuadër, ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e konsideruar hakerimin si një përpjekje për të siguruar akses në dokumente hetimore konfidenciale me qëllim ndikimin dhe kontrollin e proceseve të drejtësisë. Në konferencën për mediat, Berisha publikoi edhe një pjesë të përgjimeve që, sipas i përkasin personave që u vodhën të dhënat nga kompjuterat e prokurorëve të SPAK, si më poshtë:

Pershendetje Doktor një info te veçante nëse të duhet: Tek dosja e hakerimit te sistemit të spak, hakeruesi permend emrin e Ramës si person qe mund te ketë urdhëruar hakerimi.

Pjesa nga dosja

Në datën 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK. Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen: “A mos e hapsha dot”. Më tej, Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit: “Se do i shkruaj Ramës… hajt tu qim ropt”.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi krijohet bindja e arsyeshme se veprimet e të hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së dokumenteve te persona të tretë. Në vijim, në datën 21 shkurt, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për

arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnoldi shprehet: “Ja ta shikoj njëherë. Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri.”

Deklarata e plotë e Berishës për këtë çështje

Pra, besoj se edhe unë e kam denoncuar pa pasur asnjë dokument, dhe u kam deklaruar këtu se përfitues nga hakerimi ka qenë Edi Rama, një gjykatës, Ergys Agasi dhe e kam listën aty se kush kanë qenë porositësit e tyre. Tani del fakt, nuk ka asnjë rëndësi, se Arnold Rrokaj do t’i raportonte direkt Ramës.

Pra kishte numrin e kryeministrit dhe do i jepte sihariqin e parë atij për faqet që kishin hakeruar.

Ky përbën një nga krimet më të shëmtuara dhe më të rënda. Ky është implikim madhor i Edi Ramës dhe unë kërkoj dorëheqjen e tij urgjente.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, shikoni pra se si kreu i organizatës kriminale të ekzekutivit shqiptar kërkonte të vidhte dokumentet sekrete të hetimit vetëm e vetëm që të mund të kontrollonte këtë proces në mënyrat e tij. E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal. Edhe njëherë kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të kryeministrit. Sikundër u bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë fatet e ligjit dhe Kushtetutës në këtë vend sepse Edi Rama po kërkon t’i shkelmojë, t’i nënçmojë, t’i përdorë ato për qëllime krejtësisht kriminale të vetat.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI