Flash

Timothée Chalamet rrëfen përvojën e frikshme në xhirime

Lapsi.al 15 January 2026
Timothée Chalamet rrëfen përvojën e frikshme në

Timothée Chalamet ka zbuluar një episod të pazakontë dhe tensionues gjatë xhirimeve të filmit “Marty Supreme”, duke treguar se një nga figurantët e filmit e ka kërcënuar gjatë realizimit të një skene intensive.

Aktori 30-vjeçar e ndau historinë gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me Robert Downey Jr. në Los Angeles. Ai tha se në një skenë të vendosur në një motel, përballë tij kishte shumë persona që nuk ishin aktorë profesionistë, çka e bënte procesin sfidues.

“Janë momente shumë emocionuese për mua, por ndonjëherë duhen disa xhirime për të nxjerrë reagimin e duhur,” tregoi Chalamet. Ai shtoi se po përpiqej ta provokonte figurantin për të marrë një reagim më realist, por pa sukses në fillim.

Gjatë një xhirimi tjetër, situata mori një kthesë të papritur. “Ai më tha: ‘Kam qenë në burg për 30 vite. Nuk do të doje të ngatërroheshe me mua. Nuk do të doje të më shihje të zemëruar’,” rrëfeu aktori. Chalamet tha se u kthye nga regjisori Josh Safdie i shokuar, duke pyetur me humor se kë e kishin vënë përballë tij.

“Marty Supreme”, i vendosur në Nju Jorkun e viteve ’50, është frymëzuar lirshëm nga jeta e legjendës së pingpongut Marty Reisman. Përveç Chalamet, në film luajnë edhe Odessa A’zion, Gwyneth Paltrow dhe Fran Drescher.

Më 11 janar, Timothée Chalamet fitoi Golden Globe 2026 për rolin e tij në këtë film, ndërsa më herët kishte marrë edhe çmimin Critics Choice, duke u konsideruar si favorit për çmimin Oscar. Nominimet për Academy Awards pritet të shpallen më 22 janar.

 

Të këshilluara

Zoe Saldaña shkruan histori në Hollywood

Zoe Saldaña ka reaguar publikisht pasi zyrtarisht ka kaluar Scarlett Johansson, duke u bërë aktorja me fitimet më të larta në historinë e kinemasë. “Dua të s...

14:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI