Flash

Holanda dhe Finlanda u bashkohen vendeve që do të dërgojnë ushtarë në Groenlandë

Lapsi.al 15 January 2026
Holanda dhe Finlanda u bashkohen vendeve që do të dërgojnë

Holanda dhe Finlanda i janë shtuar listës së vendeve evropiane që kanë njoftuar se do të dërgojnë personel ushtarak në Groenlandë, në një kontekst të tensionuar pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen e kontrollit të ishullit arktik nën sovranitetin danez.

“Siguria në rajonin e Arktikut (përfshirë Groenlandën) ka rëndësi strategjike për të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, deklaroi ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, përmes një njoftimi zyrtar.

Ai shtoi se Holanda, së bashku me vende të tjera të NATO-s, po merr pjesë në një mision të përbashkët zbulimi në Groenlandë, në kuadër të një stërvitjeje ushtarake në Arktik. “Ministria e Mbrojtjes do të dërgojë një oficer të marinës”, sqaroi Brekelmans.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Finlandës bëri të ditur se do të dërgojë dy oficerë ushtarakë ndërlidhës në Groenlandë, me qëllim shqyrtimin e mundësive për aktivitete të përbashkëta stërvitore.

Njoftimet nga Amsterdami dhe Helsinki vijnë pas vendimeve të ngjashme nga Franca, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia, të cilat gjithashtu kanë paralajmëruar dislokimin e personelit ushtarak në këtë zonë strategjike të Arktikut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI