Flash

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas vendimit të gjykatës

Lapsi.al 15 January 2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas vendimit të gjykatës

Chiara Ferragni ka reaguar publikisht pas vendimit të gjykatës që mbylli përfundimisht procedimin penal për mashtrim ndaj saj. Vetëm 24 orë pas vendimit, influencerja italiane ka zgjedhur të flasë përmes rrjetit të saj social, Instagram.

Ferragni e përshkruan këtë periudhë si një nga më të vështirat e jetës së saj, duke vënë një pikë përfundimtare mbi dy vite të shënuara nga presioni mediatik dhe hetimet ligjore.

Në reagimin e saj, ajo thekson fillimisht faktin që e konsideron thelbësor: çështja është mbyllur me pushim procedimi, pasi gjykata ka vendosur se nuk ekzistonin as kushtet minimale për nisjen e një procesi penal. Sipas saj, kjo nuk është një “pafajësi e pjesshme”, siç është aluduar nga disa, por një vendim i qartë dhe përfundimtar në planin penal.

Ferragni bën një dallim të qartë mes dy planeve: nga njëra anë, përgjegjësia për reklamim të gabuar, të cilën ajo thotë se e ka pranuar që në fillim, duke e quajtur një gabim administrativ për të cilin ka marrë përgjegjësi, ka paguar pasojat dhe ka kërkuar ndjesë publike. Nga ana tjetër, ajo mohon kategorikisht çdo qëllim për mashtrim penal.

Influencerja thekson se në atë periudhë ishte në kulmin e karrierës dhe imazhit të saj publik dhe se nuk kishte asnjë përfitim ekonomik nga shitjet, pasi pagesat për bashkëpunimet ishin fikse dhe jo të lidhura me volumin e produkteve të shitura.

“Tarifa ime për ato bashkëpunime ishte e përcaktuar paraprakisht dhe nuk varej nga shitjet. Nuk kishte asnjë arsye ekonomike apo logjike që unë të mashtroja publikun,” shkruan Ferragni, duke nënvizuar se një gabim administrativ nuk mund të barazohet me një vepër penale.

Pjesa më e fortë e mesazhit të saj lidhet me barrën psikologjike të kohës. Ajo flet për dy vite të jetuara nën gjykim të vazhdueshëm publik, pa pasur mundësinë të mbrohej plotësisht, ndërsa procedimi mbetej i hapur. Një situatë që, sipas saj, e ka shënuar thellë, më shumë sesa vetë vendimi gjyqësor.

[embed]https://www.instagram.com/chiaraferragni/p/DTiYTkbiAPG/[/embed]

Të këshilluara

Zoe Saldaña shkruan histori në Hollywood

Zoe Saldaña ka reaguar publikisht pasi zyrtarisht ka kaluar Scarlett Johansson, duke u bërë aktorja me fitimet më të larta në historinë e kinemasë. “Dua të s...

14:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI