Flash

“Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës

Lapsi.al 15 January 2026
“Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e arrestit shtëpiak, duke konkluduar se kohëzgjatja e kësaj mase ka qenë e tejzgjatur.

Siç raporton gazetarja Klodiana Lala, vendimi është dhënë në përfundim të seancës, pa praninë e palëve.

Çështja lidhet me qëndrimin e mbajtur nga avokatët e Berishës gjatë seancave të raportimit dymujor, ku ata kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e SPAK, i cili insistonte në vijimin e masës së arrestit shtëpiak.

Siç dihet, në janar të vitit 2025, masa e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”, vendim që tashmë gjen mbështetje edhe në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI