Flash

Vllaznia fiton mes polemikave: Egnatia proteston, penallti e munguar e goli i anuluar

Lapsi.al 14 January 2026
Vllaznia fiton mes polemikave: Egnatia proteston, penallti e munguar e goli i

Vllaznia e ka nisur pjesën e dytë të kampionatit me një fitore të rëndësishme ndaj Egnatias. Kuqeblutë ndalën marshimin e kryesuesve dhe rikthehen fuqishëm në garën për vendin e parë. Fitorja e tretë radhazi mes kampionatit e Kupës për Martinin, që e sheh veten tani -4 nga kampionët në fuqi.

Ndeshja ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë. Rastet nuk munguan në të dy portat. Diferencën e bëri një aksion spektakolar në pjesën e parë. Kallaku finalizoi saktë dhe kaloi Vllazninë në avantazh. Pas golit, shkodranët u mbrojtën me rregull. Egnatia provoi të barazonte. Rrogozhinasit krijuan disa raste të pastra. Portieri Pohls ishte vendimtar me pritjet e tij.

Sidoqoftë, pretendimet për një 11 metërsh të padhënë dhe goli i anuluar i Buric për një pozicion jashtë loje aktiv të Albanese kanë tërbuar teknikun Edlir Tetova: "Sa i përket lojës, mendoj se është penallti në pjesën e parë. Te rasti i Ruçit, nuk ka informacion për topin dhe çuditërisht nuk ka penallti. Dhe rasti i golit, nuk shihet në VAR. Nuk po them shumë larg trajektores, por është larg. Çuditërisht anulohet. Nuk e di pse janë këto situata ndaj nesh. Fundi është Vllaznia, Egnatia, duam të luajmë futboll. Si meriton Vllaznia, duam edhe ne situatat tona".

Kjo fitore i jep Vllaznisë moral dhe pikë të rëndësishme. Kuqeblutë kthehen sërish protagoniste në luftën për kreun e renditjes.

[video width="698" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/01/6967c52bdd2a9.mp4"][/video]

Të këshilluara

Ndërron jetë muzikanti amerikan John Forte

Muzikanti l i nominuar John Forte, i njohur për bashkëpunimin e tij me grupin “Fugees” ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i ditur pasi ...

15:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI