Flash

Xabi Alonso, imazhi i fundit i si trajner i Real Madrid shpjegon arsyen e largimit

Lapsi.al 13 January 2026
Xabi Alonso, imazhi i fundit i si trajner i Real Madrid shpjegon arsyen e
Humbja ndaj Barcelonës ishte ndeshja e fundit e spanjollit Xabi Alonso si trajner i Real Madrid. Të nesërmen erdhi shkarkimi i bujshëm, një vendim i përfolur disa herë gjatë këtij sezoni, por kurrë i realizuar: spanjolli ishte prej kohësh “në telat e kitarës” dhe aventura e tij përfundoi me Superkupën e Spanjës, akti i fundit i një marrëdhënieje që nuk mori kurrë hov. Ai nuk arriti kurrë të gjejë ndjesinë e duhur me lojtarët, sidomos me Kylian Mbappé, i cili ishte protagonist i një videoje mjaft kontroverse që duket se shpjegon mirë pse rrugët u ndanë. Pamjet tregojnë një moment shumë të diskutuar, kur lojtari francez kishte ndalur homazhet ndaj Barçës. Shihet Xabi Alonso që, me shumë sportivitet, dëshiron të bëjë korridorin e nderit për rivalët në fund të ndeshjes, por bllokohet nga sulmuesi, i cili e qorton dhe e thërret në rregull në mënyrë mjaft të hapur. Kjo është skena e fundit e trajnerit në detyrë te Real Madrid, simbol i një autoriteti që nuk arriti kurrë ta fitojë dhe që në fund i kushtoi vendin.

Mbappé qorton teknikun Xabi Alonso pas Superkupës

Videoja qarkulloi në rrjet menjëherë pas ndeshjes dhe ndezi debatet në momentin e njoftimit të largimit të teknikut Xabi Alonso. “Bindet si një marionetë”, thonë disa tifozë me një fije keqdashjeje, duke nënvizuar mungesën e qëndrimit të trajnerit, i cili bën saktësisht atë që i kërkon lojtari. Ish-tekniku kishte ftuar gjithë Real Madridin të bënte korridorin e nderit, por askush nuk e ndoqi dhe Mbappé madje e qortoi. Francezi e thërret me gjeste të mëdha, duke i kërkuar të ndalojë dhe duke e ftuar në mënyrë jo shumë të këndshme të largohet prej aty. Lojtari nuk donte të bënte korridorin e zakonshëm të nderit për Barcelonën dhe e rrëzoi edhe përpjekjen e teknikut Xabi Alonso, duke e mbuluar me ndikimin e tij brenda dhomës së zhveshjes: shumë lojtarë nuk e shihnin me sy të mirë trajnerin, i cili pati vështirësi të imponohej dhe në fund pagoi me largim një raport që nuk lulëzoi kurrë dhe ndoshta edhe krahasimin me Carlo Ancelottin, i cili kishte besimin e pakushtëzuar të lojtarëve të tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI