Flash

Trump vendos tarifa prej 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin

Lapsi.al 13 January 2026
Trump vendos tarifa prej 25% për vendet që bëjnë biznes me

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 25% për mallrat që vijnë nga vendet që kanë lidhje tregtare me Iranin. Vendimi hyn “në fuqi menjëherë”, bëri të ditur Trump përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

“Ky urdhër është përfundimtar”, shkroi presidenti amerikan, pa dhënë detaje shtesë mbi mekanizmin e zbatimit të tarifës.

Irani ndodhet tashmë nën sanksione të ashpra amerikane dhe po përballet me një krizë të thellë ekonomike, me monedhën vendase në rënie dhe inflacion të lartë që ka çuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve deri në 70%.

Sipas të dhënave, ushqimet përbëjnë rreth një të tretën e importeve të Iranit, ndërsa kufizimet e reja tregtare pritet të përkeqësojnë më tej mungesat dhe rritjen e kostove për popullsinë. Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Iranit, e ndjekur nga Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe India. Analistët vlerësojnë se masa e re amerikane mund të ushtrojë presion shtesë ekonomik dhe diplomatik mbi Teheranin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI