Flash

Kryeministri i Groenlandës: Nuk duam të jemi pjesë e SHBA-së

Lapsi.al 13 January 2026
Kryeministri i Groenlandës: Nuk duam të jemi pjesë e SHBA-së

Partitë politike të Greenlandës kanë refuzuar kërcënimet e përsëritura të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të marrë kontrollin e ishullit Arktik, duke thënë se e ardhmja e tij duhet të vendoset nga populli i tij.

Trump ka sugjeruar përdorimin e forcës për të marrë nën kontroll territorin autonom danez të pasur me minerale për të parandaluar që Rusia ose Kina të pushtojnë ishullin me vendndodhje strategjike, duke ngjallur shqetësime në të gjithë botën.

“Ne theksojmë përsëri dëshirën tonë që përbuzja e SHBA për vendin tonë të marrë fund,” thanë liderët e të pesë partive politike të zgjedhura në parlamentin e Greenlandës në një deklaratë të përbashkët vonë të premten.

“Ne nuk duam të jemi Amerikanë, nuk duam të jemi Danez, duam të jemi Greenlandezë. Asnjë vend tjetër nuk mund të ndërhyjë në këtë. Ne duhet të vendosim për të ardhmen e vendit tonë vetë pa presion për të marrë një vendim të nxituar, pa vonesa dhe pa ndërhyrje nga vende të tjera“ thanë ata në deklaratë, e cila u postua në mediat sociale nga Kryeministri i Greenlandës, Jens-Frederik Nielsen.

Mediat e huaja shkruajnë se takim i parlamentit të Grenlandës, Inatsisartut, do të përshpejtohet për të siguruar që të zhvillohet një debat politik i drejtë dhe gjithëpërfshirës dhe që të mbrohen të drejtat e popullit, thanë udhëheqësit.

Deklarata e partive politike erdhi disa orë pasi Trump të premten tha se do të bëjë diçka në Greenland pavarësisht nëse u pëlqen apo jo, dhe se prania ushtarake amerikane në ishull sipas një marrëveshjeje të vitit 1951 me anëtaren tjetër të NATO-s, Danimarkën, nuk është mjaftueshëm për të garantuar mbrojtjen e ishullit.

Kryeqytetet evropiane kanë qenë duke u përpjekur të gjejnë një përgjigje të koordinuar pasi Shtëpia e Bardhë tha këtë javë se Trump dëshironte të blinte Greenlandin dhe refuzoi të përjashtojë një veprim ushtarak.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI