Flash

PAMJET/ Policia mësyn apartamentin në Elbasan, në pranga tre vajza nga Kolumbia

Lapsi.al 11 January 2026
PAMJET/ Policia mësyn apartamentin në Elbasan, në pranga tre

Tre kolumbiane janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan për prostitucion. Mësohet se gjatë operacionit 'Transit' mbrëmjen e kaluar në 2 apartamente, janë gjetur shuma parash të valutave të ndryshme.

Po ashtu është bërë me dije se është proceduar penalisht në gjendje të lirë pronarja e apartamentit. Shumat e parave dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. 

"Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetaset: D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, të treja shtetase kolumbiane, për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. J., 34 vjeçe, pronare e apartamentit ku kryhej aktiviteti i paligjshëm, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion” - thuhet në njoftimin e policisë.

"Gjatë kontrollit në ambientet e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme" - thotë njoftimi. /LAPSI.al

Të këshilluara

Fier, tokat bujqësore ende nën ujë

Qarku i Fierit vijon të përballet me pasoja nga reshjet e fundit. Tokat bujqësore mbeten ende të përmbytura, ndërsa prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë ...

12:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI