Flash

Komentet për një vajzë në Facebook/ Rrihen babë e bir në Fier

Lapsi.al 11 January 2026
Komentet për një vajzë në Facebook/ Rrihen babë e bir

Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Rreth orës 23:00, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona, ku sipas dyshimeve njëri prej tyre është punonjës i Policisë Vendore të Fierit. Sipas informacioneve, autorët fillimisht kanë ndërprerë energjinë elektrike të banesës, më pas kanë thirrur jashtë shtëpisë shtetasin Altin Meçe. Në momentin që ky i fundit ka dalë, është goditur disa herë me mjete të forta, duke u rrëzuar dhe mbetur i shtrirë në tokë para banesës.

Zhurmat dhe britmat kanë alarmuar babain e tij, i cili ka dalë nga banesa për të parë çfarë po ndodhte. Edhe ai është sulmuar nga të njëjtët persona, duke u goditur rëndë në kokë me mjete të forta, duke pësuar plagë serioze.

Pas dhunës, autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa i kanë marrë edhe telefonin celular.

Të plagosurit në spital, njëri në gjendje të rëndë

Pas ngjarjes është thirrur ambulanca dhe të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Babai ka marrë ndihmën e parë, ndërsa Altini vijojnë të jenë të shtruar në repartin e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve, ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze, por jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet: pista e përfshirjes së një efektivi policie

Gjatë ditës së sotme, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë marrë në pyetje familjarët.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ngjarja është marrë në hetim dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve.

Dëshmia e familjes: Konflikti i nisur nga rrjetet sociale

Familjarët e të plagosurit pohojnë se Altini jeton dhe punon prej mbi 5 vitesh me familjen ku ndodhet edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Ai kishte ardhur në Shqipëri për të vizituar familjen në 20 dhjetor.

Sipas dëshmisë së tij, një nga autorët e dyshuar është vëllai i një vajze, i cili punon si polic Pas disa komenteve dhe pëlqimeve në profilin e saj, çka dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e dhunës nga vllaini saj polic në Fier,

"Fredi Astrit Lamaj. Është polic, më thanë që është me grupin e gatshëm" deshmon ai për gazetarin e Syri TV, Xhemil Beharaj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI