Flash

Berisha: "Ramaduro" sulmoi sot drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij

Lapsi.al 11 January 2026
Berisha: "Ramaduro" sulmoi sot drejtësinë dhe mbrojti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në podkastin "Flasim" ku tha se ne "nuk kemi një dresjtësi as cilësore dhe as të paanshme".

Berisha thotë se Rama sulmoi drejtësinë për të mbrojtur interesat e veta dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

Berisha shkruan se, ndërsa qindra qytetarë nga Gjirokastra në Shkodër vuajnë pasojat e përmbytjeve, Rama nuk foli për ta, sepse vetë ai dhe ministrat e tij janë përgjegjës për vjedhjen e fondeve të infrastrukturës mbrojtëse.

Sipas tij, “Ramaduro”, siç e quan ai Ramën, është peng i Lubisë dhe përmes shumicës së tij parlamentare ka bllokuar drejtësinë dhe arrestimin e saj.

Berisha thekson se sulmet e Ramës ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve tregojnë frikën e tij nga drejtësia dhe përbëjnë një apel për çdo shqiptar që të ngrihet për largimin e tij nga pushteti sa më shpejt të jetë e mundur.

LEXO EDHE: Rama: Nuk kemi drejtësi as cilësore dhe as të paanshme

"Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij! Të dashur miq, në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur, kanë vjedhur fondet e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse nga përmbytjet.

Por Ramaduro foli për menderen e tij.

Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”. Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë! Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë!" - shkruan Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI