Flash

Prurjet e lumenjve në Mirditë gërryejnë tokat

Lapsi.al 10 January 2026
Prurjet e lumenjve në Mirditë gërryejnë tokat

Prurjet e rrëmbyeshme të lumenjve Fan i Vogël dhe Zmeja në Mirditë kanë shkaktuar probleme të shumta ditët e fundit, duke sjellë gërryerje të tokës dhe rrezik për infrastrukturën.

Lumi Fan i Vogël ka marrë sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, ndërsa paraqet rrezik edhe për linjën elektrike, duke iu afruar ndjeshëm rrugës.

Ndërkohë, nga ana tjetër, lumi Zmeja rrezikon furnizimin me ujë të qytetit, pasi tubi i ujësjellësit ka mbetur i varur në ajër, në mes të shtratit të lumit, si pasojë e gërryerjes.

Gjetë këtyre ditëve situata është e rënduar dhe kërkohet mbështetje e Emergjencave Civile për të frenuar përkeqësimin e mëtejshëm të saj.

Lumi Fan i Vogël devijoi rrjedhën dhe dy ditë më parë dëmtoi linjën elektrike, e cila më pas u zëvendësua nga OSHEE. Ky fenomen po përsëritet vazhdimisht në të dy këta lumenj, sa herë që prurjet bëhen të mëdha.

Të këshilluara

Fier, tokat bujqësore ende nën ujë

Qarku i Fierit vijon të përballet me pasoja nga reshjet e fundit. Tokat bujqësore mbeten ende të përmbytura, ndërsa prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë ...

12:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI