Flash

Tension në familjen Beckham: Brooklyn refuzon çdo kontakt

Lapsi.al 9 January 2026
Tension në familjen Beckham: Brooklyn refuzon çdo kontakt

Brooklyn Beckham thuhet se nuk dëshiron më asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, ndërsa përplasjet familjare vazhdojnë të thellohen.

Sipas një raportimi të Daily Mail, 26-vjeçari u ka kërkuar prindërve që ta kontaktojnë vetëm përmes avokatëve të tij, duke ndaluar çdo komunikim personal apo deklaratë publike për të në rrjete sociale. Kjo kërkesë, thuhet se u bë verën e kaluar, kur palët shkëmbyen letra përmes ekipeve ligjore.

Burime për median britanike thanë se Brooklyn u ndje i fyer nga disa komente që sugjeronin se ai ishte “i kontrolluar” nga bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, madje duke e portretizuar si një “peng” në marrëdhënien e tyre.

“David u udhëzua që të komunikonte vetëm përmes studios ligjore Schillings. Kjo ishte e vetmja mënyrë kontakti,” tha një burim.

Tensionet u bënë publike edhe muajin e kaluar, kur vëllai i tij më i vogël, Cruz, pretendoi se Brooklyn kishte bllokuar si prindërit, ashtu edhe atë në Instagram, duke mohuar zërat se ishin David dhe Victoria ata që kishin ndërprerë kontaktin.

“Nuk është e vërtetë. Mami dhe babi nuk do ta bllokonin kurrë djalin e tyre,” shkroi Cruz. “Ata u zgjuan dhe e gjetën veten të bllokuar – ashtu si edhe unë.”

Edhe pse Brooklyn mungoi në përmbledhjen vjetore të David Beckham në Instagram për vitin 2025, ish-futbollisti publikoi një foto të vjetër me djalin e tij në Insta Story, duke shprehur dashurinë për të katër fëmijët.

“Ju jeni jeta ime. Ju dua të gjithëve. Me dashuri, babi,” shkroi ai.

Megjithatë, burime për Us Weekly kanë deklaruar më herët se Brooklyn nuk ka interes të pajtohet me familjen për momentin dhe është i përqendruar te një jetë “e qetë dhe pa drama” me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

 

Të këshilluara

George Clooney flet për martesën me Amal

George Clooney ka ripërsëritur edhe një herë pretendimin e tij se ai dhe bashkëshortja Amal Clooney nuk kanë pasur asnjë debat gjatë më shumë se një dekade mart...

16:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI