Flash

Revoltë nga përmbytjet në Durrës, protestë e madhe para Bashkisë

Lapsi.al 9 January 2026
Revoltë nga përmbytjet në Durrës, protestë e madhe para

Sot para Bashkisë Durrës u zhvillua një protestë tjetër, ku qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës nga bashkia.

Kritik janë shprehur ndaj kryetares së bashkisë Emirjana Sako duke thënë se, nuk kanë bërë asnjë investim dhe se vetëm kanë vjedhur paratë e qytetarëve, duke bërë vetëm show.

“Në paguajmë minimalisht 3 mln euro apo 4 mln euro që bashkia e Durrësit mbledh. Unë si administrator pallati kur njoftojnë për një pusetë të bllokuar, nuk vijnë. Currila është e gjitha e bllokuara, erdhi më punëtorët bëri 3-4 foto dhe u largua. Sa kohë që të kemi një administratë të blerë të shitur patronazhistë që paguhen nga taksat tona dhe nuk punojnë Durrësi do të përmbytjet Bashkë  me ujin duhet të largojmë edhe këta. Durrësi nuk ka investime, asnjë pastrim nga administrata. Dalin vetëm për show nuk bëjnë asgjë. Kjo protestë ka nisur për përmbytjet por nuk do mbarojë deri në largimin e hajdutëve”, tha një prej banorëve.

Edhe pse reshjet e shiut pothuajse kanë ndaluar, uji akoma nuk është larguar nga disa zona. Situata më kritike paraqitet në Njësinë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, ku lumi i Erzenit ka dalë nga shtrati dhe një pjesë e banorëve është evakuuar.

Qytetarët kërkuan veprime më konkrete dhe të menjëhershme nga institucionet për të parandaluar dëmet në banesa dhe biznese.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI