Flash

Dëborë dhe ngrica, si është gjendja e rrugëve në vend

Lapsi.al 9 January 2026
Dëborë dhe ngrica, si është gjendja e rrugëve në

Pas reshjeve të dëborës, temperaturat gjatë natës zbritën deri në –18°C në Valbonë, –13°C në Kukës–Shishtavec dhe –8°C në Theth, duke krijuar ngrica që vështirësuan qarkullimin në disa akse rrugore.

Në rrugën nacionale Klos–Burrel u raportua një bllokim i përkohshëm, ndërsa në Rrugën e Arbrit, që lidh Dibrën me Tiranën, qarkullimi u krye me vështirësi për shkak të akullit dhe rrëshqitjeve.

Autoritetet njoftuan se disa segmente në zonat malore mbetën të pakalueshme, përfshirë edhe rrugën që lidh Peshkopinë me Librazhdin, ku qarkullimi paraqiste rrezik. Në anën tjetër aksi që lidh Librazhdin me qendrën e Njësisë Administrative Steblevë është i kalueshëm.

Drejt juglindjes rruga Qukës–Qafë Plloçë vijon të jetë e bllokuar nga rënia e gurëve dhe dherave, duke detyruar devijimin e lëvizjes përmes Qafë Thanës.

Të bllokuara rezultuan edhe disa rrugë të fshatrave të Maliqit, kryesisht si pasojë e rrëshqitjeve të tokës.

Në Pogradec, rruga e fshatit Dardhas u hap pasi u pastruan masivet që kishin bllokuar qarkullimin.

Në jug, aksi më problematik është ai Gjirokastër–Tepelenë, ndërsa në segmentin Përmet–Dogana e Tre Urave trafiku u ndërpre për shkak të çarjeve në rrugë.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të përdorin goma dimërore në zonat e prekura nga dëbora dhe ngricat.

Të këshilluara

Si po reagon Kosova ndaj përmbytjeve

Shtëpi, lokale, oborre dhe vetura të përmbytura nga uji janë disa nga pamjet që ditëve të fundit janë shënuar në shumë komuna të Kosovës. Si pasojë e reshjev...

17:00

Altin Dumani fillon një punë të dytë

Altin Dumanit i përfundoi mandati tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori si edhe drejtues i sektorit të marrë...

19:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI